Botë

Jeta në Çernobil, pas 30 vjetëve

07.10.2015 11:34

30 vjet pas aksidentit më të rëndë nuklearë, Çernobili është shndërruar nga një zonë e katastrofës...

30 vjet pas aksidentit më të rëndë nuklearë, Çernobili është shndërruar nga një zonë e katastrofës, në një zonë të mbushur me rezerva natyrore me kafshë, tregon një studim.
 
Kjo kthesë e papritur e këtij studimi, për këtë zonë, e cila është shpallur e pa banueshme për njerëzit pas incidentit më 1986, sugjeron se kontaminimi radioaktiv, nuk ka qenë pengesë për zhvillimin e faunës atje.
 
Studimi, i cili është publikuar më 5 tetor, në revistën “Biologjia Aktuale” tregon gjithashtu se si kafshët e egra, tërhiqen nga natyrat e paprekura, përkundër pranisë së lartë të materieve radioaktive.
 
“Kur njerëzit largohen, natyra gjallërohet edhe në vendim me rryma të larta radioaktive,” ka thënë Jim Smith, specialistë në fushën e ambientit, në universitetin e Britanisë, në Portsmouth./evropaelire