Botë
Austri: Kush do të denoncojë parregullsi zgjedhore fiton 5.000 euro
07.10.2015 12:07
Partia e Lirisë e Austrisë (FPO) në luftë për pushtet në Vjenë, vendosi shpërbëlesë prej 5.000 euro për denoncim të parregullsive zgjedhore, lajmërojnë mediat e Vjenës...

Banorët e Vjenës të dielën do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe krahinore ku parashihet një luftën e ngushtë për pushtet në mes FPO dhe Partisë aktuale Socialdemokratike.
FPO vendosën të bëjnë thirrje për qytetarët që nëpërmjet shpalljeve për denoncim të parregullsive zgjedhore. Kush do të denoncojë makinacione elektorale nga FPO merr 5.000 euro, thuhet në shpallje.
Sekretari i përgjithshëm i FPO-së në Vjenë, Anton Mahdalik paralajmëroi se këtë javë do të dorëzohet denoncimi i parë për shkak të gjoja manipulimeve zgjedhore në një shtëpi pleqsh në kryeqytetin e Austrisë./mia
