Show Biz

James Belushi rikthehet me dy filma

07.10.2015 12:47

Aktori shqiptar, James Belushi gjatë vitit 2016 do të jetë më aktiv në kinematografi, pasi deri më tani ka xhiruar dy filma...

Është fjala për “Urban Cowboy” dhe “Katie says Goodbye”, dy filma ku Belushi do të shfaqet më ndryshe se nga që e kemi parë deri më tani. Së paku kështu kanë informuar mediat amerikane, transmeton Telegrafi.
 
Megjithatë ato nuk kanë bërë të ditur se cilët do të jenë rolet e aktorit 61-vjeçar në filma dhe karakteret që do të luajë, ndaj fansave do tu duhet të presin edhe pak për të mësuar më shumë.
 
Përveç filmave, aktori hollivudian është aktiv edhe në seriale amerikane. /Telegrafi