Në shtator më ngrohtë prej që kur maten temperaturat dhe me reshje dyfish më shumë

07.10.2015 13:44

Temperaturat e matura në Maqedoni në shtator të këtij viti kanë qenë nga një deri në katër gradë mbi mesataret, ndërsa sasia e reshjeve ka qenë më e madhe për dy herë nga e zakonshmja për këtë periudhë...

Informata për temperaturat e ajrit dhe për sasinë e reshjeve është përgatitur sipas matjeve dhe të dhënave nga stacionet kryesore meteorologjike të sistemit mbikëqyrës meteorologjik për periudhën nga viti 1951 deri në shtator të vitit 2015.

Muajin e kaluar, siç informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike, karakterizohet me temperatura jashtëzakonisht të larta. Temperaturat e matura maksimale i kanë arritur vlerat absolute më 5 dhe 18 shtator. Atëherë janë matur 38,4 gradë në Shkup, 38,7 në Gjevgjeli dhe 39,7 në Demir Kapi. Në Berovë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Shkup dhe Shtip janë matur temperaturat më të larta të shtatorit nga viti 1951 e deir më sot.

Sasia e reshjeve, madje, në shtator ka qenë në kufijtë nga 58 deri në 183 milimetra, që është për dy herë më shumë nga mesatarja e pothuajse të gjitha vendeve matëse. Në Demir Kapi dhe Prilep ka rënë shi për tre herë më shumë, ndërsa në Gjevgjeli për katër herë. (mia.mk)