Në Tabanocë arrestohet shtetasi i Maqedonisë i kërkuar për kontrabandë me drogë
Inspektorët doganor nga Reparti për Hetime dje në vendkalimin kufitar - Tabanocë - Autostradë kanë arrestuar shtetasin e Maqedonisë M.F. ndaj të cilit në muajin shkurt është ngritur padi penale për "prodhim të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve "....

Në kohën e zbulimit të krimit, i dyshuari nuk ishte i kapshëm për organet e zbatimit të ligjit, ndërsa gjyqtari në procedurën paraprake në mungesë të të akuzuar i përcaktoi masë të paraburgimit prej 30 ditësh nga data e gjetjes së tij.
"Dje, i dyshuari M.F. ka mbritur në vendkalimin kufitar Tabanocë - Autostradë dhe është paraqitur për të hyrë në vend, ku, sipas kompetencave ligjore pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, inspektorët doganore nga Reparti për Hetime kanë ndaluar të dyshuarin dhe e sollën para gjygjit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Kumanovë, i cili i përcaktoi paraburgim me kohëzgjatëje prej 30 ditëve", kumtoi drejtoria doganore. (mia.mk)
