Kumanovë, USAID-i rinovon dy shkolla fillore
Projekti i USAID-it amerikan për integrimin ndëretnik në arsim së bashku me Komunën e Kumanovës kremtuan përfundimin e rinovimeve në shkollat fillore, “Bajram Shabani” dhe “Vëllezërit Milladinovci”...

Ky aktivitet është financuar nga ana e Qeverisë së ShBA-ve nëpërmjet Komandës Evropiane të Ushtrisë amerikane (EUKOM), si pjesë e pjesëmarrjes së shkollës në projektin e USAID-it.
“Ka një histori pozitive, e cila ndodhë në këto dy shkolla modele dhe në shkollat e tjera të shumta në tërë Maqedoninë. Kjo është një ngjarje inkurajuese, çdo pjesë e saj e vërtetë për të rinjtë e Maqedonisë dhe të ardhmen e tyre. Kjo histori e krijimit të harmonisë etnike në mesin e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe fqinjëve duhet të përcillet, të festohet dhe të përjetësohet”- deklaroi atasheu ushtarak pranë Ambasadës amerikane, Xhenifer Ford.
Me fjalime të shkurtra përshëndetëse u paraqitën edhe dy drejtorët e shkollave, Gëzim Rushiti dhe Marina Manojllovska.
Shkollat të cilat punojnë me projektin e USAID-it për integrim ndëretnik në arsim kanë mundësi të aplikojnë për mjete financiare për rinovim, të cilat ofrohen nga ana e Komandës Evropiane ushtarake. (Nexhat Aqifi, TVM2)
