Maqedoni

BDI: Ligji për mospublikimin e bombave, pjesë e marrëveshjes së Përzhinës

07.10.2015 15:33

Bdi këmbëngul se çështja e miratimit të ligjit për mospublikimin e të ashtuquajturave “bomba” të opozitës...

Bdi këmbëngul se çështja e miratimit të ligjit për mospublikimin e të ashtuquajturave “bomba” të opozitës, është pjesë e marrëveshjes politike të Përzhinos ndërmjet katër liderëve politikë të Maqedonisë dhe faktorit ndërkombëtar.
 
“Propozim-ligji i ri për heshtjen e atyre të ashtuquajturave bomba, nuk është nismë e BDI-së. Ky ligj është propozuar  konform marrëveshjes së arritur me të katër partitë relevante të skenës politike vendore dhe faktorit ndërkombëtar”, theksojnë nga BDI.
 
Tani kur vendi ka një agjendë të re politike për daljen nga kriza, ky ligj do të ndikonte shumë në relaksimin e situatës politike parazgjedhore thonë nga BDI duke përkujtuar se pikërisht kjo parti disa herë ka  kërkuar publikimin e “bombave”, madje edhe atëherë kur nuk kishte as ligj dhe as prokuror special që do të merrej me këtë çështje.
 
“Tani kur kemi prokuror special, të gjitha materialet duhet të dorëzohen atje dhe të procesuohen brenda kornizave ligjore. Qëllimi është që ato materiale të mos përdoren për qëllime politike dhe shantazhim të personave të caktuar”, theksojnë nga BDI.