Maqedoni
Gripi sezonal, vaksinimi fillon nga 15 tetori
07.10.2015 16:18
Nga 15 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal...

Vendi ynë disponon me 31 mijë doza të vaksinës kundër gripit, të cilat do të distribuohen në të gjitha qendrat e shëndetit publik.
Të gjithë qytetarët e interesuar për t’u vaksinuar duhet të paraqiten tek qendrat e shëndetit publik, ndërkohë vaksinimi kushton katërqind denarë.
“Vaksinat u rekomandohen më tepër personave të moshuar, personave me sëmundje kronike, në veçanti atyre me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, atyre me diabet, grave shtatzëna dhe fëmijëve me imunitet të dobët. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse dëshirojnë të jenë të mbrojtur nga gripi, në kohë duhet t’i pranojnë këto vaksina, sepse nevojitet dy javë që të krijohet mbrojtje me antitrupa kundër gripit”- tha këshilltarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Jadranka Kostovska.
FLUTURA LATIFI
