7 tetori-Dita Botërore për “Punë Modeste”, LSM kundër konkurrencës korporative

07.10.2015 16:41

Një vend pune jo të sigurt, paga të ulëta dhe jokorrektësi në vendin e punës janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë promovoi programin nacional, që ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Nga LSM thonë se duhet të luftohet kundër konkurrencës korporative të kompanive.

“Sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe të gjitha sindikatat e tjera janë të vëna në provokime të rënda në pjesën e konkurrencës korporative që është prezente, si dhe në pjesën e globalizimit të kapitalit”- tha kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.

7 tetori është Dita Botërore për Punë Modeste dhe në kuadër të kësaj dite është promovuar edhe ueb faqja ku punëtorët do të mund të informohen për të drejtat e tyre. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)