Balje: Lëvizja me letërnjoftime Maqedoni-Kosovë, peng i krizës politike në vendet tona
Firmosja e marrëveshjes për lëvizjen me letërnjoftime të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë po pengohet nga kriza politike në të cilën ndodhen të dyja vendet...

Kështu ka deklaruar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, që sot qëndroi në vendin tonë. Sipas saj, sigurisht që ekziston vullnet politik për miratimin e marrëveshjes.
“Për momentin nuk jam e informuar për datën e saktë. Kemi probleme me opozitën. Shpresojmë se së shpejti do ta zgjidhim këtë problem, me qëllim që bisedat politike për këtë temë të vazhdojnë. Kemi dëshirë që qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës sa më shpejtë të kalojnë kufirin me letërnjoftime dhe të hapim pika kufitare për të cilat mendojmë se do të jenë të rëndësisë strategjike për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë”- deklaroi nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
