Maqedoni

Dibër, vizitë e ambasadorit shqiptar, Fatos Reka

07.10.2015 17:40

Komunën e Dibrës sot e vizitoi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fatos Reka....

Gjatë takimit kryetari i Komunës së Dibrës, mes tjerash, tha se me ambasadorin Reka gërshetuan shumë mendime për një ardhmëri më të mirë, për qenësimin e tërësishëm të qenies shqiptare, por jo në dëm të dikujt tjetër, por në frymën e bashkëpunimit me të tjerët.
 
Pas vizitës së Komunës, ambasadori Reka vizitoi punimet që po bëhen në gjimnazin e Dibrës, si dhe vizitoi edhe sheshin e Dibrës dhe shtatoren e Skënderbeut.
 
ATLI DEMA