Botë

Çmimet “Nobel”, Nobeli për Kiminë 3 studiuesve të ADN-së

07.10.2015 18:17

Suedezi, Tomas Lindahl, amerikani, Paul Modrich, dhe turku, Aziz Sanxhar, kanë fituar Nobelin në Kimi për vitin 2015...

Ata u vlerësuan për punën e tyre të çmuar në riparimin e ADN-së së dëmtuar.

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’i japë Çmimin “Nobel” në Kimi për vitin 2015 Tomas Lindahl, Paul Modrich dhe Aziz Sanxhar për studime mekanike në riparimin e AND”- tha sekretari i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Goran Hansson.

Çmimet në kimi janë të tretat për këtë vit, pas ndarjes së Nobelit në mjekësi dhe fizikë.

Çmimet “Nobel” kanë marrë këtë emër në nder të shkencëtarit, Alfred Nobel, dhe për herë të parë janë shpërndarë në vitin 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe.