Maqedoni

Protesta para Kuvendit OJQ-të kërkojnë tërheqjen e propozim ligjit

07.10.2015 19:55

Lëvizja qytetare “Hajde” së bashku me disa organizata të tjera joqeveritare protestuan para Kuvendit të Maqedonisë...

Lëvizja qytetare “Hajde” së bashku me disa orgnaizata  të tjera joqeveritare protestuan para Kuvendit të Maqedonisë duke shprehur revoltin e tyre rreth propozim ligjin e ri për ndalimin e publikimit të materijaleve përgjuara. Sipas tyre ky ligj cenon shprehjen e lirë të gazetarëve dhe është cenzurë klasike. 
 
“Me propozim ligjin e ri praktikisht po i jepet kornizë ligjore cenzurës në Maqedoni dhe njëkohësisht  po shkelet nëni 16 të kushtetutës sipas të cilit cenzura është e ndaluar” tha Pavle Bogoevski, nga lëvizjes qytetare “Hajde”
 
“Ne jemi këtu për t’i dhënë mbështetje gazetarëve, sepse mendojmë se prej gazetarëve duhet të degjohet  për gjitha gjërat të cilët mbahen i fshehtë nga Qeveria”...
 
“Mendoj se si qytetarë të këtij vendi kemi të drejt të jemi të informuar për  të gjith ajo që ndodhë dhe se ajo që është e sekret dhe e fshehtë të publikohet në opinon pa kushtëzuar asnjë”...
 
“Do ishte logjike që Kuvendi të mos e miratojë propozim ligjin për ndalimin e materijaleve sepse është kundër vullnetit të qytetarëve”, thanë disa protestues.
 
Më herët edhe SHGM, ka kërkuar tërheqjen urgjente të propozim ligjit 
 
“Ky propozim ligj i papranuar e shkel Kushtetutën, ku në nenin 16 thuhet se cenzura është e ndaluar. Përveç asaj, Konventa Evropiane për Lirinë dhe të Drejtat e Njerëzve, të cilën Maqedonia është e obliguar ta respektojë, pa mëdyshje e mbron lirinë e shprehjes” thuhet në reagimin e SHGM-së.