Maqedoni
Moti sot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut
08.10.2015 09:08
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti paradite do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 17 gradë Celsius.
Sipas DPHM edhe nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta lokale, ndërsa valë të re të lagësht me reshje përmbytëse do të ketë të shtunën kur lokalisht pritet të reshin rreth 50 litra në metër katror, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.
