Maqedoni

Vazhdim i seancës së 67-të të Kuvendit

08.10.2015 09:12

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdim të ri të seancës së 67-të...

Në rend dite është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, i parashtruar nga deputetët e opozitës, për të cilin u fillua debati në seancën e djeshme.
 
Në pikët tjera të seancës është edhe Propozim-ligji për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar, ndërsa në propozim të deputetëve opozitarë Parlamenti duhet të diskutojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për buxhetet në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, si dhe për Informatën për problemin me shpërnguljen gjithnjë e më të madhe, posaçërisht të të rinjve nga Republika e Maqedonisë./mia