Maqedoni

Qarkorja sot e hapur për komunikacion

08.10.2015 09:23

Qarkorja sot do të jetë e hapur për komunikacion. Nga Shtëpia e produksionit "CHIC FILMS" dhe MANUFAKTURA PRODUKCIJA...

Qarkorja sot do të jetë e hapur për komunikacion. Nga Shtëpia e produksionit "CHIC FILMS" dhe MANUFAKTURA PRODUKCIJA njoftojnë se për shkak të kushteve të këqia të motit nuk do të realizojnë xhirime.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.