Botë

Merkel me qëndrim të pandryshuar për anëtarësimin e Turqisë në BE

08.10.2015 09:25

Kancelarja gjermane Anglea Merkel përsëriti se është kundër anëtarësimit të plotfuqishëm të Turqisë në Bashkimin Evropian...

Ajo në paraqitjen e saj të mbrëmshme në televizionin ARD theksoi se çdoherë ka qenë kundër anëtarësimit të plotfuqishëm të Turqisë në BE dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.
 
Merkel theksoi edhe se është e nevojshme të mbështetet dialogu me Turqinë për zgjidhjen e krizës migruese me të cilën përballet Evropa.
 
"Ne kemi nevojë për njëri tjetrin", theksoi Merkel./mia