Maqedoni
Tërhiqet projektligji për mospublikimin e “bombave”
08.10.2015 09:33
Kuvendi i Maqedonisë njoftoi se është tërhequr projektligji për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe pasjes në dispozicion të materialeve të përgjimeve...

Siç thuhet në kumtesë, propozuesit mbëmë kanë nënshkruar tërheqjen e propozim-ligjit, kurse tani është duke rrjedhur procedura formale për tërheqjen e propozimit.
Është bërë tashmë publike edhe kërkesa për tërheqje nga ana e deputetit të VMRO-së, Mukoski.
Vendimi ka ardhur pas bisedimeve intensive të ndërmjetësve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e partive VMRO-DPMNE dhe BDI, që ishin propozues të ligjit.
Sipas marrëveshjes së re, katër partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, duhet të përgatisin propozim – ligj të ri për përgjimet.
