Botë

SHBA ndalon kërkimet për anijen e humbur

08.10.2015 09:51

Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka ndaluar kërkimet për 33 marinarë në bordin e një anijeje amerikane, e cila është mbytur javën...

Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka ndaluar kërkimet për 33 marinarë në bordin e një anijeje amerikane, e cila është mbytur javën e kaluar si pasojë e valëve të mëdha në Oqeanin Atlantik, të shkaktuara nga urragani Joaquin.
 
Hetuesit tani kanë kthyer vëmendjen në gjetjen e regjistruesit të të dhënave të anijes.
 
Anija dhe ekuipazhi i saj janë zhdukur qysh të enjten e kaluar.
 
Kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e vetëm një trupi.
 
Në bordin e anijes kanë qenë 28 anëtarë të ekuipazhit nga Shtetet e Bashkuara dhe pesë nga Polonia.
 
Kjo ka qenë fatkeqësia më e keqe e një anijeje të mallrave nën flamurin amerikan, në më shumë se 30 vjet
 
“Çdo vendim për të pezulluar kërkimin është i dhimbshëm”, ka thënë kapiteni i Rojes Detare, Mark Fedor./evropaelire