SHQIPERI - SERBI
Ndeshja e shekullit, sonte Derbi Ballkanik Shqipëri-Serbi
08.10.2015 10:19
Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të përballet sonte me Kombëtaren serbe në stadiumin “Elbasan Arena”...

Derisa Kuq e Zinjtë kërkojnë trepikëshin në fushën e gjelbër, festa në të gjitha trevat shqipfolëse ka nisur prej ditës së djeshme.
Gjithsesi, Policia shqiptare ka ndërmarrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë si duhet. Janë mbi 2300 policë si dhe njësia anti-terror të angazhuar prej dje, ndërsa RENEA do të ruaj Kombëtaren serbe.
Prej mesditës bllokohet dhe kalimi i tunelit Tiranë-Elbasan.
Ndërkohë, qindra tifozë nga Kosova, Presheva dhe Shkupi kanë mbërritur prej mbrëmë në Shqipëri dhe të tjerë pritet të mbërrijnë deri në 20:45, kur edhe do të nisë sfida në “Elbasan Arena”.
Në Shkup ndeshja mund të ndiqet drejtpërdrejt në sheshin Skëndërbeu, në videobimin e madh të mundësuar nga Komuna e Çairit.
