Botë

Së paku 13 të vdekur dhe 38 të plagosur në një dasëm në Jemen

08.10.2015 11:12

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë që ndodhi gjatë dasmës në një shtëpi në qytetin Sanban...

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë që ndodhi gjatë dasmës në një shtëpi në qytetin Sanban i cili është nën kontrollin e forcave kryengritëse në jug të Sana.
 
Sanban ndodhet në provincën Damar rreth 100 kilometra në jug të Sana.
 
Dëshmitarët e tragjedisë e akuzojnë koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite.
 
"Aeroplanë të koalicionit e kanë kryer sulmin. Shtëpia është shkatërruar plotësisht. Para sulmit u dëgjuan aeroplanët", deklaroi një dëshmitar okular.
 
Muajin e kaluar, të paktën 130 persona u vranë gjatë një dasëm në sulmin ajror për të cilin ekziston dyshimi se e kanë kryer forcat e koalicionit./mia