Teknologji
Microsoft sjell Windows 10 në disa modele të Lumia
08.10.2015 12:12
Microsoft tashmë e ka prezantuar modelin e saj të telefonit që bazohet në Windows 10, ndërsa bashkë me të janë dhënë edhe disa detaje për përditësimet...

Microsoft tashmë e ka prezantuar modelin e saj të telefonit që bazohet në Windows 10, ndërsa bashkë me të janë dhënë edhe disa detaje për përditësimet që do ti marrin modelet tjera të telefonave Lumia.
Më saktë, bëhet fjalë për telefonat e linjës Lumia të cilët do të përditësohen me versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows 10.
Sipas faqes zyrtare të Microsoft në Facebook, thuhet se përditësimi në Windows 10 do të jetë i mundshëm në muajin dhjetor, dhe do t’i përfshijë këto modele:
Lumia 430
Lumia 435
Lumia 532
Lumia 535
Lumia 540
Lumia 635 (1GB RAM)
Lumia 640
Lumia 640 XL
Lumia 735
Lumia 830
Lumia 930
Megjithatë, Microsoft se për t’i marrë këto përditësime, duhet që ta keni telefonin me memorie të brendshme prej së paku 8GB.
