Botë
Kuvendi i Shqipërisë, akuza e batuta mes Ramës dhe Berishës
08.10.2015 15:35
Kryeministri, Edi Rama, është detyruar t’ia lirojë foltoren e Kuvendit paraardhësit të tij, Sali Berishës, i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ...

Kryeministri, Edi Rama, është detyruar t’ia lirojë foltoren e Kuvendit paraardhësit të tij, Sali Berishës, i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ dhe e ai e ka ftuar të dalë në foltore, pas çka Berisha është ngritur, ndërsa krah tij qëndroi kryeministri Rama, i cili disa herë e pyeti Berishën nëse ka mbaruar, e madje i tha se nuk shkruan në letër ajo që po e thotë Berisha.
“Edi, që ti i ke të lodhura nervat, nuk duron dot, për më tepër këto”- tha deputeti i PD-së, Sali Berisha.
“Hë, hë, mbaro! Nuk e ke në letër këtë, pse i shton fjalët?”- theksoi Edi Rama.
Paraprakisht, kryeministri Rama lidhur me aferën e CEZ-it nuk ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes se hetuesve ndërkombëtarë, por ka kërkuar mes të tjerave nisjen e hetimeve që nga vendimet e ERE-s, pas të cilave, siç thotë ai, fshihet opozita.
VLORA LATIFIT-TOPOJANI
