Botë
Tensione në Bregun Perëndimorë, plagosen 99 persona
08.10.2015 15:38
Në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezë që ndodhën në Bregun Perëndimor u plagosën 99 persona, raporton “Anadolu Agency”...
Në deklaratën me shkrim të “Gjysmëhënës së kuqe” të Palestinës theksohet se nga 99 të plagosurit, 10 prej tyre janë qëlluar me plumba të vërteta, ndërsa 189 persona janë ndikuar nga gazi lotsjellës.
Në deklaratë u theksua se përleshjet më të ashpra kanë ndodhur në Ramallah dhe Eriha, ku palestinezët kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi, ndërsa ushtarët i kanë qëlluar me plumba të vërteta dhe plastike, gaz lotsjellës dhe me ujë.
LEUNORA KALIQI
