Botë
Gjermania: NATO duhet të jetë e pranishme në Afganistan
08.10.2015 15:40
Trupat e NATO-s duhet të qëndrojnë më gjatë në Afganistan dhe çdo vendim për këtë duhet marrë në përputhje me situatën në terren, ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë...

Trupat e NATO-s duhet të qëndrojnë më gjatë në Afganistan dhe çdo vendim për këtë duhet marrë në përputhje me situatën në terren, ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, duke kritikuar planin amerikan për tërheqje nga Afganistani.
Bombardimi i fundit i spitalit në Kunduz ka sjell në vëmendje të ardhmen e NATO-s në këtë vend.
Deri më tani Afganistani ka marrë ndihmë prej 100 miliardë dollarë nga bashkësia ndërkombëtare dhe stabiliteti i saj afatgjatë vazhdon të jetë në pikëpyetje.
LEUNORA KALIQI
