Xhaferi dhe Mukoski, tërheqin propozim-ligjin për “bombat”
Mbrëmë në Kuvend është tërhequr propozim-ligji me të cilin parashihej ndalesë për posedim, shfrytëzim dhe publikim të materialeve të cilat dalin nga përgjimi i paligjshëm...

Koordinatori i grupit parlamentar i BDI-së, Talat Xhaferi, dhe deputeti, Krsto Mukoski, i VMRO-DPMNE-së, rreth orës 20:00, ashtu siç kanë propozuar këtë ligj, kanë nënshkruar tërheqjen e të njëjtit.
Në Kuvend, në vijim është procedura formale për tërheqjen e ligjit.
Pas kësaj, Grupi i punës duhet të dorëzojë një ligj të ri në lidhje me bisedat e përgjuara.
Në këtë ligj do të inkorporohet edhe ligj i cili ndalon ndjekjen e informatorëve, gjegjësisht mbron ata, me ç’rast personat të cilët në të ardhmen do të dorëzojnë materiale për keqpërdorime eventuale të pushtetit nuk do të ndiqen me ligj.
Ende nuk dihet se çka do të parasheh propozim-ligji i ripërpunuar, por ky ligj së bashku me Ligjin për mbrojtjen e informatorëve duhet të dorëzohen në procedurë parlamentare përpara 20 tetorit.
SANIJE KASAMI
