Futboll
Tifozët kuqezi “pushtojnë” Elbasanin
08.10.2015 18:08
Kur kanë mbetur edhe 2 orë jot ë plota nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena” në qytet vijon të jetë një atmosferë e ndezur tifozerie...

Qindra tifozë, të ardhur nga Maqedonia, Kosova madje dhe nga Nju Jorku Gjermania Zvicra, Italia vijojnë festimet në mbështetje të kombëtares sonë.
Me qindra mijëra vetë të veshur me simbolet kuq e zi kanë dalë nëpër rrugët e qytetit duke kënduar këngë patriotike dhe duke thirrur ‘Forca Shqipëria’, çka ka krijuar një atmosferë mjaft festive në qytet.
“Tifozët janë përqëndruar në mesin e bulevardit kryesor dhe këndojnë dhe kërcejnë këngë patriotike dhe ajo që vihet re asnjë kor racist kundër Serbisë”.
Në kuadër të masave të ndërmarra nga policia për mbarëvajtjen e ndeshjes, të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, në Bulevardin ‘Aqif Pasha’, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Pra sonte nga më të vegjilit e deri te moshat më të medha, të gjithë gëzojnë për një qëllim, suksesin e mundshëm të Shqipërisë, që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Europianin e Francës.
