Botë
Historia e familjes nga Siria, Ëndrra për të prekur Perëndimin dhe frika nga udhëtimi me gomone
08.10.2015 20:49
Teksa kriza e refugjatëve po thellohet në Europë, klandestinët e vendosur në vendet fqinje të Sirisë janë të etur për të arritur në një nga vendet që ata i quajnë të shenjta të Bashkimit Europian...

Por kjo nuk është e lehtë, sipas rrëfimeve të tyre. Amira dhe bashkëshorti i saj, sëbashku me katër fëmijët e tyre, kanë jetuar në një kamp refugjatësh në luginën Beka për tre vjet.
Jetesa e tyre është e vështirë, bashkëshorti punon me ditë dhe ata jetojnë më së shumti me ndihma humanitare të ofruara nga Kombet e Bashkuara.
Pasi ka mësuar se mijëra njerëz largohen drejt perëndimit të Europës, edhe Amira ka krijuar idenë e largimit dhe kërkimit të azilit në këto vende.
Amira për të arritur qëllimin, është e gatshme të përdorë të gjtha rrugët, të ligjshme dhe të paligjshme, vetëm e vetëm që të marrë fund ankthi i kësaj jete të vështirë.
“Unë u përpoqa të kërkoj azil nepërmjet OKB, por më thanë se nuk mundem. Janë ata që vendosin se cili individ, familje dhe nga cili vend kanë të drejtën e azilit”, thotë ajo, duke shtuar se gjithçka do të bëjë, por në Siri nuk kthehet.
Amira gjithashtui trembet shumë udhetimit në rrugë ujore, pas historive të shumta tragjike që ajo dëgjon për bashkëkombasit e saj.
I trembet fëmijëve, nuk mund të rrezikojë jetën e tyre, por mundet në diçka, të presë pafund deri në një mundësi të sigurtë, ose më e keqja dhe ajo që duket se ka pak shpresë, të përfundojë konflikti në vendin e saj./Ora News
