Ndeshja Shqiperi-Serbi perfundoi me rezultatin 0-2
Shqipëria do ta kërkojë shansin për t’u kualifikuar në ‘Euro 2016’ në ndeshjen e fundit kualifikuese, pas humbjes prej 0-2 në Elbasan Arena nga Serbia...

Kuqezinjtë e filluan mirë ndeshjen duke e mbajtur në presion kundërshtarin, madje në periudha kohore loja zhvillohej në gjysmëfushën serbe. Sidoqoftë, skuadra mysafire kishte momentet e veta.
Ata arritën që ta fusin një herë topin në rrjet, mirëpo paraprakisht kishte ndërhyrje në portierin Berisha.
Gjysma e parë përfundoi pa gola me një lojë solide të nikoqirëve, porse munguan rastet e vërteta për gol, edhe pse nuk munguan aksionet.
Kombëtarja jonë pati disa raste në fraksionin e dytë për të ardhur te goli i epërsisë. Granit Xhaka pati një shans shumë të mirë të cilin nuk e shfrytëzoi.
Në vazhdim kanë mundur të shënojnë edhe Cikalleshi dhe Cana, porse nuk u treguan të saktë.
Serbët rrezikuan në disa raste, por shqiptarët kanë mundur ta fitojnë ndeshjen, po t’i konkretizonin mundësitë e tyre.
Sidoqoftë, në minutat shtesë, skuadra mysafire realizoi gol përmes Aleksandar Kolarov (90’+1).
Pas kësaj humbjeje, Shqipëria ka një pikë më pak se Danimarka dhe duhet ta mposhtë Armeninë në ndeshjen e fundit për të shkuar në ‘Franca 2016’.
