Maqedoni
Kuvendi do ta vazhdojë debatin rreth ndryshimeve të rrogës minimale
09.10.2015 09:16
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në lexim të parë...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në lexim të parë, i parashtruar nga deputetët opozitar.
Me këtë ligj propozohet lartësia e neto rrogës minimale të jetë 11 mijë denarë dhe të vlejë për të gjitha sektorët, si dhe të formohet fond për mbështetjen e standartit të jetesës të të punësuarve.
Në rend dite të seancës së 67-të janë edhe Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit pë buxhetet në lexim të parë dhe Informata rreth problemit me shpërngulje gjithnjë e më të madhe, veçanërisht të të rinjve nga Republika e Maqedonisë, të parashtruara nga opozita.
Deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtë./mia
