Maqedoni

Regjim i posaçëm qarkullues për ndeshjen Maqedoni-Ukrainë

09.10.2015 11:12

Regjim i posaçëm qarkullues pasdite do të vendoset në qendrën e Shkupit për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit...

Regjim i posaçëm qarkullues pasdite do të vendoset në qendrën e Shkupit për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis reprezentacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës, që do të zhvillohet në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë i Maqedonisë" sot me fillim në orën 20:45 në kuadër të kualifikimeve për KE në futboll.
 
Për arsye se pritet intensitet i rritur i qarkullimit, njoftoi sot SPB-Shkup, nga ana e policisë së trafikut do të vendoset regjim i posaçëm të zhvillimit të komunikaiconit, gjegjësisht nga ora 17 do të mbyllet një pjesë e rr."Aminta Treti" edhe atë në shtrirjen në udhëkryqin me rr."Jordan Haxhikonstantinov Xhinot" e deri në stadiumin e futbollit, me ç'rast drejt stadiumit do të lëshohen vetëm automjete me lejekalim të posaçëm.
 
Në orët e pasditës do të ndërmerre edhe masa për pastrim dhe dislokim të automjeteve të para në linjat dhe parking-hapësirat rreth stadiumit. Në periudhën pas orës 19 në varshmëri nga nevojat, gjendjet momentale dhe intensiteti i qarkullimit do të kufizohet kalimi i automjeteve që nga bul."Ilinden", gjegjësisht drejrt stadiumit do të lëshohen automjete me lejekalim të posaçëm, gjegjësisht lëshimi selektues do të jetë në udhëkryqet në bul"Ilinden". Në këtë rast nga policia e trafikut apelojnëd eri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit, ndërsa në qoftë se vijnë në ndeshje me automjet për parkim t'i shfrytëzojnë parking-hapësirat e lejuara në rrethinë.
 
Të shtunën me fillim në orën 17:30 në QS "Jane Sandanski" në kuadër të Kupës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis KH Vardar dhe Rajn Nekar Leven nga Gjermania. Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit nga ana e  policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të qarkullimit dhe riorientim  të qarkullimit./mia