Botë

Aktivistët: Përkundër sulmeve ajrore ruse, IS-i avancon

09.10.2015 11:39

Aktivistët antiqeveri në Siri thonë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i kanë okupuar disa fshatra afër qytetit Alepo...

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar sot se militantët e IS-it e kanë marrë kontrollin në fshatrat Tel Suseen dhe Tel Qarah, nga grupet e tjera, që luftojnë kundër qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.
 
Rami Abdulrahman nga ky observator ka theksuar se avancimi u bë pas sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, për të cilat Moska thotë se synojnë goditjen kundër IS-it.
 
Zoti Abdulrahman tha se beson se vetëm 10% e sulmeve ajrore ruse i kanë qëlluar caqet e grupit militant, Shtetit Islamik.
 
Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian tha sot se “80 e deri në 90%” të sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, kanë pasur për qëllim “sigurinë e Bashar al-Assadit”./evropaelire