Futboll

Humbëm, kualifikimi mbetet për ndeshjen tjetër

09.10.2015 12:29

Serbia ka fituar me rezultatin 0-2 në “Elbasan Arena” kundër Shqipërisë...

Kur dukej se gjithcka po shkonte në barazim 0-0, serbët kanë shënuar dy herë, me anë tëKolarov (91’) dhe Ljajic (94’).
 
Pas një ndeshje tepër luftarake mes dy ekipeve, Serbia ka goditur në fund përmes dy kundra-sulmeve.
 
Kolarov dhe Ljajic kanë shfrytëzuar momente delikate të mbrojtjes sonë, duke i dhënë fitoren Serbisë në Elbasan.
 
Megjithatë, humbja e sotme nuk bën që ti humbim krejtësisht shpresat.
 
Kjo, pasi edhe Danimarka ka humbur 1:0 përballë Portugalisë.
 
Ekipi danez ka përfunduar ndeshjet e saj. Ata kanë 1 pikë më tepër se ekipi ynë kombëtar, por Shqipëria ka edhe një ndeshje për të luajtur.