Futboll

Serbia shokon Shqipërinë

09.10.2015 12:32

Ndeshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka përfunduar me fitore të skuadrës mysafire me rezultat të pastër 0:2...

Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë tërë kohës dhe vendimtare kanë qenë minutat shtesë të kohës së rregullt.
 
Golat për skuadrën serbe u shënuan nga kapiteni Kolarov në minutën e 90’të dhe nga sulmuesi i Romës, Adem Ljajoc në 90+3.
 
Pas kësaj humbje, Shqipëria mbetet në vendin e 3’të me 11 pikë, 1 më pak se sa Danimarka që u mposht në udhëtim nga Portugalia me rezultat minimal 1:0.
 
Tashmë Shqipërisë i duhet një fitore në ndeshjen e fundit kundër Armenisë në udhëtim, për të siguruar kualifikimin direkt në Euro 2016.