Botë
Oslo, shpallet vendimi për Çmimin “Nobel” për Paqe
09.10.2015 12:34
Përfaqësues të Komitetit të Nobelit sot në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë e shpallin vendimin për Çmimin “Nobel” për Paqe për vitin 2015...

Në mesin e 273 kandidatëve të propozuar nuk ka favorit të qartë.
Në mesin e kandidatëve janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, Papa Françesku, dy persona të moshuar, që i kanë mbijetuar sulmeve me bombë atomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1945, në Hiroshimë dhe Nagasaki, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë e të tjerë.
Dy japonezët e moshuar janë nominuar për aktivitetin e tyre në ndaljen e armatimit atomik.
