Maqedoni

Një tetovar në gjendje të alkoolizuar me duar ka thyer reklamat ndriçuese

09.10.2015 13:36

B.M. (20) nga Tearca mbrëmë rreth orës 22:45 minuta e ka prishur rendin dhe qetësinë publike në Tetovë pasi që në gjendje të dukshme alkoolizuese...

B.M. (20) nga Tearca mbrëmë rreth orës 22:45 minuta e ka prishur rendin dhe qetësinë publike në Tetovë pasi që në gjendje të dukshme alkoolizuese, me duar ka thyer dy reklama ndriçuese të bankave, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, marjan Josifovski.
 
Sipas të dhënave të tij, incidenti ka ndodhur në rrugën "Ilindenska" në Tetovë pas prëfundimit të ndeshjes kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, që në mënyrë të organizuar është ndjekur në sheshin e Tetovës.
 
Duke lëvizur në rrugë, M.B. me duar ka thyer reklamat ndriçuese dhe me atë rast është vetëlënduar, pas çka është arrestuar nga policia dhe pasi që i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin klinik të Tetovës, i janë bërë gati dy urdhër-pagesa siaps nenit 5 dhe 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike./mia