Maqedoni

Nëpër Maqedoni kanë kaluar 127.553 migrantë, 2.569 vetëm dje

09.10.2015 13:40

2.569 shtetas të huaj morën vërtetime për qëllimin e shprehur për të paraqitur kërkesë për njohjen e të drejtës për azil gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmë...

Në periudhën prej 19 qershor deri më sot në orën 8:00, janë dhënë vërtetime për gjithsej 127.553 shtetas të huaj.
 
Kufirin në afërsi të Gjevgjelisë e kanë kaluar 1.512 meshkuj, 369 femra, 553 fëmijë të cilët shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit, si dhe 135 fëmijë që udhëtojnë pa një prind.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar dhënë vërtetime, siç kumtoi MPB-ja, shumica janë shtetas të Sirisë - 1.463, Afganistan - 707, Irak - 234, ndërsa të tjerët janë më pak.
 
Në periudhën prej 19 qershori deri më sot në orën 8:00, janë dhënë vërtetime për gjithsej 127.553 shtetas të huaj, nga të cilët 83.924 meshkuj, 16.921 femra, 22.102 fëmijë që shoqërojnë mbajtësin e vërtetimit, si dhe 4.606 fëmijë që udhëtojnë pa një prind, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur të paraqitjes së një kërkese për njohjen e të drejtës për azil.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë qytetarët e Sirisë - 91.654, pastaj Afganistani - 18.462, Iraku - 8.311, Pakistani 3.213, Palestina - 1.273, Iran - 1.006, Somalia - 746, Bangladeshi - 740, Kongo - 426, Nigeria - 229, Kameruni - 202, Eritrea - 172, Etiopia - 144, Sudani - 123, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej orës 8:00 dje deri sot në sot në mëngjes në Repartin për azil janë paraqitur 18 kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar më parë, ku 14 kërkesa janë nga qytetarët e Sirisë, pesë prej tyre fëmijë, dhe nga dy kërkesa nga shtetas të Libanit, Palestinës, (tre nga kërkesat janë për fëmijë).
 
Që nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më sot në Repartin për azil janë paraqitur 68 kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar më parë, ku 51 kërkesa janë nga qytetarët e Sirisë, 15 prej tyre fëmijë, pastaj tre kërkesa nga qytetarë të Pakistanit dhe Afganistanit katër prej tyre janë fëmijë që shoqërojnë prindërit, nga dy kërkesa nga qytetarë nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
 
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup kanë lindur me lindje normale dy emigrante nga Siria dhe Afganistani:
 
Në vazhdimsi zbatohen dhe ndërmerren masat e përgjithshme parandaluese për dezinfektim dhe dezinsektim, ku është kryer dezinsektim i tërësishëm i Qendrës së transitit Gjevgjeli, si dhe dezinfektimi i plotë i Qendrës për tranzit Gjevgjeli dhe Stacioni për ndihmë në Tabanovc dhe dezinfektim i transportuesve të komunikacionit hekurudhor.
 
Në klinikën e disperzuar në Qendrën tranzitore Gjevgjeli është dhënë mbrojtje shëndetësore 15 migrantëve dhe një transport deri tek spitali i përgjithshëm në Gjevgjeli.
 
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq, nga ora 21:00 më 7 tetor deri në ora 21:00 në vendkalimin kufitar Tabanocë kanë dhënë ndihmën e parë 161 personave, kanë transportuar një person në Spitalin e Kumanovës, kanë dhuruar 444 shishe ujë, 16 pako biskota, 37 pako bukë të thekura etj .
 
Në Gjevgjeli është dhënë ndihma e parë për 1.067 persona dhe është dhuruar ushqim./mia