Maqedoni
Kërkohen 153,5 vite burg për 35 persona të akuzuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për tregti me drogë në Francë
09.10.2015 13:51
Prokuroria Publike e Francës kërkoi gjithsej 153,5 vite dënim me burg në gjykimin maratonik të 35 personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia...

Prokuroria Publike e Francës kërkoi gjithsej 153,5 vite dënim me burg në gjykimin maratonik të 35 personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të akuzuar për tregti me drogë në grup të organizuar në territorin e "Tre kfijve", më saktësisht në Francë, Gjermani dhe Zvicër.
Gjykimi i 35 personave filloi më 28 shtator, ndërsa midis të akuzuarve ka edhe tre persona nga Maqedonisë, të cilët ngarkohen për kontrabandë me narkotikë - heroinë dhe kokainë në qindra kilogramë, sipas prokurorisë, në rajonin e Sen-Luit, në tre kufijtë me Francën, Gjermaninë, Zvicrën.
Hetimi, është hapur gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010. Përfshiu hetim, me shumë vëzhgim fizik, përgjime dhe zërim të automobilave, që solli deri në aksion masiv policor dhe arrestime më 16 tetor të vitit 2012 nga ana e policisë zvicerane, franceze dhe gjermane.
Prokurorët dënimet e kërkuara të larta i elaboruan në fjalën e tyre përfundimtare, i cili zgjati 7 orë e 10 minuta. Krahas 153,5 viteve të kërkuar dënim me burg, të cilët lëvizin nga një deri në 10 vite, për të gjithë akuzuarit, përveç atyre të cilët kanë shtetësi franceze, është kërkuar ndalesë e përjetshme për qëndrim në territorin francez, dëbim nga territori francez pas vuajtjes së dënimit dhe dërgimin e tyre në burg pas kumtimit të aktvendimeve, për personat të cilët nuk i kanë vuajtur dënimet, si dhe urdhër për arrestim të personave të cilët janë në arrati.
Pjesa më e madhe e të akuzuarve veçmë kanë kaluar nga një deri në dy vite në burg në kuadër të procedurës hetuese, ndërsa pesë persona janë ende në burg.
Prokuroria kërkoi edhe dënime të larta në të holla për të akuzuarit të cilët së bashku janë rreth 350.000 euro, si dhe marrje të të mirave të tyre të konfiskuara.
Për prokurorinë "dënimi me burg është rrezik i pranueshëm për delikuentët, por jo edhe marrja e fryteve nga kriminali".
Sipas vlerësimit të mbikëqyrësve të gjykimit, Prokuroria Publike në instancën e specializuar gjyqësore ndërrajonale, kërkoi dënim për "shembull", për shkak se dënimi maksimal për këtp vepra është 10 vite burg. Prokurori publik në fjalën hyrëse, para se t'i përkushtohet çdo të akuzuari individualisht, posaçërisht insistoi në faktin se "nga prej dhjetëra vite mjedisi kriminel shqiptar thuajse tërësisht e kontrollon tregtinë me heroinë dhe kokainë në rajonin e kufirit midis Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë", duke iu referuar të dhënave statistikore nga burgjet franceze, ku numri i të burgosurve me shtetësi shqiptare është rritur për disa herë viteve të fundit. Ky grup, të cilit iu gjykua, sipas Prokurorisë, nuk ka funksionuar në mënyrë piramidale, por në atë klanor, me shumë degë.
Gjatë arrestimeve të cilat janë realizuar nga ana e forcave të specializuara policore të Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës në vitin 2012, janë gjetur 8,5 kilogramë heroinë dhe kokainë, 50 kilogramë prodhime për përzierje të drogës dhe shuma të mëdha të hollash.
Për shtetasit e Maqedonisë janë kërkuar dënime me burg nga 5,6 dhe 7 vite burg.
Avokatëve për fjalën e tyre përfundimtare në mbrojtje u janë nevojitur dy ditë që t'i prezantojnë argumentet e tyre dhe t'i hedhin poshtë dëshmitë e prokurorisë, në një dosje e cila numëron rreth 40.000 faqe ose rreth njëzetë sanduqe me dokumente. Gjatë gjykimit avokatët shpesh e kritikonin procedurën hetuese, si dhe qëndrimin arbitrat në masën e përkohshme burg për të akuzuarit, nga të cilët disa presin për gjykim tashmë tre vite në burg. Por, kryetari i gjykatës nga Nansi, e hodhi poshtë kërkesën e avokatëve për lirim të katër prej tyre që të mbrohen nga liria deri në fund të gjykimit.
Këshilli gjyqësor i Gjykatës së sepcializuar ndërrajonale me seli në nansi, për momentin mban seancë për sjellje të vendimeve gjyqësore për 35 të akuzuarit, të cilët siç u paralajmërua do të duhet të kumtohen sonte vonë./mia
