Ekonomi

“Matematika energjetike”, EVN me këshilla praktike për kursim

09.10.2015 14:14

Ministria e Ekonomisë, EVN-Maqedoni dhe Agjencia e Energjetikës së Maqedonisë promovuan fazën e re të serialit “Matematika Energjetike”...

Ministria e Ekonomisë, EVN-Maqedoni dhe Agjencia e Energjetikës së Maqedonisë promovuan fazën e re të serialit “Matematika Energjetike”, si pjesë e platformës për efikasitet energjetik.
 
Me këtë projekt, përmes këshillave praktike do të bëhet promovimi më i madh i masave për efikasitetin energjetik, e në këtë mënyrë edhe për kursimin e energjisë. 
 
“Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia ka deficit të energjisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të punohet në përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Analizat e sektorit të energjisë, veçanërisht në segmentin e energjisë elektrike, tregojnë se konsumi i energjisë elektrike rritet në kushte kur ky karburant bëhet më i shtrenjtë dhe deficitar”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
“EVN ka eksperiencë për të treguar se si duhet të shfrytëzohet energjia në mënyrë efikase. Këtë eksperiencë duam ta ndajmë me konsumatorët tanë”- theksoi kryetari i Bordit të EVN-së, Shtefan Peter.
 
“Zvogëlimi i intensitetit energjetik dhe ruajtja e mjedisit jetësor janë faktorë të rëndësishëm për ruajtjen e efikasitetit energjetik, por më me rëndësi është roli i efikasitetit energjetik për rritjen e standardit jetësor”- u shpreh drejtori i Agjencisë Energjetike, Aleksandar Dukovski.
 
Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë edhe më tutje të punojë në ngritje e vetëdijes nacionale për rritjen efikasiteti energjetik. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ