Maqedoni
Të drejtat e njeriut në burgje, GJEDNJ: shkelen, por shkelësit nuk dënohen
09.10.2015 14:41
Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk ka treguar interes as edhe në bazë të ankesave për fillimin e procedurave penale kundër personave...

Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk ka treguar interes as edhe në bazë të ankesave për fillimin e procedurave penale kundër personave zyrtarë që kanë keqtrajtuar dhe torturuar të paraburgosur dhe burgosur.
Pranë GJNDNJ-së tani më ka numër të lëndëve kundër Maqedonisë që kanë të bëjnë me këtë shkelje të këtyre të drejtave. Lëndë të tilla vështirë arrijnë deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi duhet t’i kalojnë të gjitha filtrat e gjykatave nacionale.
“Është i vështirë fillimi i procedurës penale nga ana e Prokurorisë Publike në rastet kur ndonjë person ankohet se personi zyrtar, ai që duhet ta mbrojë dhe ruaj integritetin e tyre, ka shkelur të drejtat e tij, e ka poshtëruar, malltretuar dhe ka përdorur edhe dhunë fizike. Prokuroria në shumë lëndë në Maqedoni nuk ka treguar interes për fillimin e procedurës dhe në asnjë mënyrë nuk i është përgjigjur kërkesave të personit që është ankuar”- deklaroi gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mirjana Llazarova Trajkova.
Një nga problemet kryesore të Maqedonisë është hetimi joefektiv.
Në tryezën e rrumbullakët kushtuar "Përforcimit të koordinimit midis trupave për kontroll të brendshëm dhe të jashtëm mbi punën e burgjeve", u kërkua avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, më saktësisht koordinimi midis trupave kompetentë, të theksohen praktikat më të mira, si u prezantuan praktikat gjyqësore nga GJEDNJ në lidhje me veprimin me personat e dënuar dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
