Botë

Rusia paralajmëron për balancën e pushtetit në Evropë

09.10.2015 15:04

Ambasadori i Rusisë në NATO, Aleksandr Grushko, ka thënë se Moska kundërshton çdo përpjekje për të ndryshuar balancën gjeopolitike në Evropë...

“Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar ndryshimet në balancën e pushtetit në Evropë. Nuk duam të shkojmë në garë të re armësh”, ka thënë Grushko.
 
Ai ka shtuar se numri i fluturimeve të NATO-s mbi kufijtë rusë “është rritur në mënyrë të konsiderueshme”.
 
Grushko ka thënë se meqë NATO nuk ka asnjë rol institucional në Siri, Rusia nuk e ka ndërmend të angazhohet me aleancën në këtë çështje.
 
Të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e aktiviteteve ushtarake ruse në Siri.
 
Rusia ka nisur sulmet kundër caqeve rebele në Siri më 30 shtator./evropaelire