Maqedoni

Kapacitet zbulues kundër krimit, BE ndihmon MPB-në të përmirësojë imazhin

09.10.2015 15:12

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Maqedoninë t'i përforcojë kapacitet institucionale të MBP-së gjatë realizimin e aksioneve policore kundër krimit te organizuar...

Ministria e Punëve të Brendshme fillon me zbatimin e projektit ndërkombëtar për vendosjen e një sistem të  veçante për grumbullim dhe analizë te informacioneve zbuluese kundër krimit të organizuar.
 
Kjo do të thotë se në dy vitet e ardhshme MPB do duhet të përmirësojë kapacitet për punën, qasjen, të ndryshojë kornizën ligjore në drejtim të sigurisë së qytetareve gjatë organizimit të taktikava zbuluese policore kundër krimit te organizuar.
 
“Projekti ka për qëllim të rehabilitojë shërbimet policore, të përforcojë efikasitetin e policisë gjatë grumbullimit të informacioneve, me ç’rast do të mundësohet siguri e brendshme dhe respektim i të drejtave të njeriut. Gjithashtu është e rëndësishme të vendoset kornizë e drejtë ligjore dhe të gjendet një balans mes sigurisë dhe lirisë”- deklaroi përfaqësuesi i BE- së, Martin Claucke.
 
“Ky projekt është përgjigje adekuate për krimin e organizuar që nënkupton  vendosjen e një metodologjie të re të punës policore, e cila do të mundësojë njohuri paraprake gjatë veprimit policor dhe do të jetë një hap para kryerësit të veprave kriminale”- tha ministri i MPB-së, Mitko Çavkov.
 
Tvining projekti i BE-së do zgjasë 24 muaj dhe i njëjti kap vlerën prej 900 mijë euro. Gjatë realizimit të këtij projekti është paraparë trajnim i policëve. 
 
REXHEP QAMILI