Botë

Jep dorëheqjen kreu i bashkisë së Romës pas skandalit të korrupsionit

09.10.2015 15:25

Kryetari i Bashkisë së Romës Ignazio Marino ka dhënë dorëheqjen, pas skandalit të shpërdorimit të fondeve publike...

Marino, anëtar i Partisë Demokratike mohoi akuzat se ka përdorur paratë e qytetit për darka dhe festa me familjen e miqtë e tij, por ka ofruar të kthejë mbrapsht shumën prej 20 mijë eurosh që ai ka në kartën e kreditit.
 
Gjatë ditës rreth njëqind banorë të kryeqytetit italian ishin mbledhur jashtë selisë e qeverisë së bashkisë së Romës, ku shumica prej tyre kërkonin dorëheqjen e tij.
 
“Për 30 muaj ai ka lënë qytetin në gjendje të mjerueshme. Në Romë nuk funksionojnë as shërbimet elemetrare të punës dhe mbi të gjitha, ai ka shkatërruar imazhin e Romës në botë.”
 
”Paftësia e tij është mungesa e kurajos për tu afrontuar me problemet”, ankohen qytetarët.
 
Dorëheqja e tij pasoi një takim të nxehtë të autoriteteve lokale, ku u bë e qartë se ai ka humbur jo vetëm besimin e kreut të demokratëve njëkohësisht kryeministrit të vendit Mateo Renzi, por edhe shumicën e Këshillit Bashkiak.
 
Kryetari i komunës është përfshirë shpesh në polemika të ndryshme, ku ky i fundit vjen në kohën kur Roma po përgatitet për vitin e shenjtë që pritet të sjellë miliona vizitorë në kryeqytetin italian./ Oranews