Maqedoni

Tetovë, protesta për ajër të pastër, ujë dhe rrugë

09.10.2015 16:11

Në Tetovë u protestua sot për më shumë kërkesa, duke filluar nga ajri i pastër, mungesa e ujit, si dhe infrastruktura rrugore...

Organizatorët e protestës kërkojnë nga pushteti lokal dhe ai qendror që të mbyllin ndotësin më të madh të Pollogut, Fabrikën e “Jugokromit”, pasi ajo edhe më tej vazhdon të shkelë afatet për vendosjen e filtrave.
 
“Sot, ne ndodhemi në këtë skenë para jush, që ne të gjithë së bashku të bëjmë një zë të fortë për marrje të masave urgjente për një Tetovë dhe rrethinë të pastër, pa ajër të ndotur e të helmuar, me ujë të pijshëm në sasi të bollshme, me rrugë pa gropa dhe qytet pa deponi të egra”- deklaroi organizatorja e Këshillit Protestues, Afërdita Hamidi.
 
Protesta u organizua nga PPD dhe Lëvizja “Besa” dhe mori përkrahjen edhe nga Partia për Emancipimin e Romëve dhe disa organizata joqeveritare.
 
VISAR SADIKI