Maqedoni
Grupacioni slloven “Iskartel”, 100 vende të reja pune në Maqedoni
09.10.2015 16:39
Grupacioni slloven “Iskartell” hapi qendër zhvillimore rajonale në Maqedoni...

Ky është investim mbi 1 milion euro dhe në fillim hapen 100 vende të reja të punës në sferën e teknologjive informatike.
“Maqedonia është e njohur si një ndër tregjet që zhvillohen shumë shpejt në sferën e teknologjinë kompjuterike. Ky trend është rezultat i vizionit të qartë të Qeverisë që realizohet nga 2006-ta dhe që mundësoi që teknologjia informative të jetë pjesë e shoqërisë sonë”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Vlladimir Peshevski.
Nga “Iskartel” thonë se do japin kontribut të veçantë në zhvillimin e teknologjisë informatike në vend.
“Në Maqedoni gjetëm elemente që të avancojmë bashkëpunimin dhe ka kuadro të nevojshëm që do na ndihmojnë në realizimin e strategjisë”- theksoi kryetari i “Iskartel”, Zhelko Puliq.
“Jetojmë në një botë tejet dinamike. Kohë e cila kërkon përgjigje të shpejta dhe ne çdoherë do jemi të përgatitur të përgjigjemi dhe të tregojmë përvojën tonë shumëvjeçare”- tha drejtori i “Iskartel” në Shkup, Janez Sajoviç.
Grupacioni “Iskartel” është nga Sllovenia dhe ka përvojë 60 vjeçare në sferën e teknologjive informatike.
FLUTURA LATIFI
