Maqedoni

Kuvend, nuk miratohen ndryshimet e Ligjit për pagë minimale

09.10.2015 17:02

Kuvendi i Republikan në kuadër të vazhdimit të seancës së 67-të hodhi poshtë propozimin për ndryshimin e Ligjit për pagë minimale, i propozuar nga deputetët e opozitës...

Me ndryshimet grupi i deputetëve të LSDM-së propozoi rritje të pagës minimale në 11.000 denarë, por përfaqësuesit e pushtetit konsiderojnë se ky, si dhe ligjet e tjera të propozuar nga deputetët e opozitës, janë populizëm i pastër në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
 
Në vazhdimin e debatit deputetët nga të dy grupet drejtuan akuza të ndërsjella. 
 
Deputetët nga VMRO¬DPMNE, mes tjerash, pyetën pse LSDM-ja nuk miratoi pagë minimale derisa ishte në pushtet dhe pse u mbyllën shumë fabrika dhe në rrugë u vendosën 200.000 punëtorë. 
 
Ndërkohë, deputetët e LSDM-së vlerësojnë se paga minimale prej 9.590 denarësh nuk është reale dhe nuk përputhet me nevojat e qytetarëve.
 
Seanca vazhdoi me pikën e parafundit nga rendit i ditës së seancës së 67-të për ndryshimin e Ligjit për buxhetet, në lexim të parë, gjithashtu i propozuar nga deputetët e opozitës.
 
NAIM RAMADANI