Botë

Zgjidhja e krizës në Libi, OKB propozon krijimin e një qeverie të unitetit

09.10.2015 18:09

Kriza e emigrantëve po e shtyn komunitetin ndërkombëtar t’i kërkojë zgjidhjet që në rrënjët e saj, një prej të cilave është edhe Libia...

Kriza e emigrantëve po e shtyn komunitetin ndërkombëtar t’i kërkojë zgjidhjet që në rrënjët e saj, një prej të cilave është edhe Libia, vendi nga ku marrin rrugën drejt Evropës shumica dërmuese e klandestinëve.
 
Pas muaj të tërë bisedimesh të lodhshme, i dërguari i Kombeve të Bashkuara propozoi krijimin e një qeverie uniteti.
 
Prej një viti, Libia ka dy parlamente rivale, njëri në Tripoli, i mbështetur nga islamikët dhe një ekzekutiv në lindje, i cili edhe njihet ndërkombëtarisht.  
 
Zgjidhja tanimë kërkohet shpejt. Kaosi politik e dhuna që kanë pllakosur vendin pas rrëzimit të diktatorit në vitin 2011, i ka lejuar militantët islamikë që të fitojnë terren në Libi, ndërsa trafikantët e njerëzve i përdorin më se lirisht brigjet libiane për të nisur me dhjetëra-mijëra emigrantë në Evropë përmes Mesdheut.