Botë
“Nobelin” për Paqe e merr kuarteti tunizian për dialogun kombëtar
09.10.2015 18:30
Akademia suedeze shpalli fitues të çmimit “Nobel” për Paqen kuartetin tunizian për dialogun kombëtar, për kontributin e dhënë në ndërtimin e demokracisë në vend...
Mes kandidatëve potencial ishin edhe Papa Françesku, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, Eduard Snouden etj.
Dje Akademia vlerësoi me çmimin “Nobel” shkrimtaren dhe gazetaren bjelloruse, Svetlana Aleksieviç, për përshkrimin e jashtëzakonshëm të periudhës pas Bashkimit Sovjetik, pasojat e Cernobilit dhe luftën ruse në Afganistan.
“Nobeli” i Paqes vjen pas ndarjes së “Nobelit” të Mjekësisë, Fizikës, Kimisë dhe Letërsisë.
Çmimet “Nobel” janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, me vullnet të shkencëtarit dhe akademikut, Alfred Nobel.
