Maqedoni

Xhaferi: Ligji pjesë e marrëveshjes, opozita e keqpërdori për bllokimin e bisedimeve

09.10.2015 19:37

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi thotë se projektligji për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara, u keqpërdor nga opozita për bllokimin e bisedimeve në grupet e punës...

Xhaferi thotë se partitë e tjera ishin të njohur me projektligjin e BDI-së që para 20 ditësh por nuk reaguan asnjëherë ndaj këtij projektligji, as me vërejtje as me sygjerime.

“Çështja tjetër se qëllimet kanë qenë të mbrapshta, se kanë dashur që këtë procedurë ta keqpërdorin dhe ta kenë alibi për mossuksesin e bisedimeve që buron nga diku tjetër e jo nga procedurë e ligjit, është çështje tjetër, unë as që dua të merrem me këtë aspekt", deklaroi Xhaferi Xhaferi thotë se projektligji është pjesë e marrëveshjes politike dhe vetë palët në bisedime I dhanë BDI-së obligimin që ta përpilojë të njejtin.

Propozim Ligji i tërhequr tashmë, nuk trajton materialet e publikuara deri tani nga opozita thotë Xhaferi dukje shtuar se mediat e kanë keqinterpretuar keqinterpretuar përmbajtjen e ligjit.

Xhaferi thotë gjithsesi se nëse partitë nuk merren vesh që deri në afatin e ri të 20 tetorit të përpilojnë bashkërisht Ligjin për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara dhe Ligjin për mbrojtjen e informatorëve, ai vetë do ta propozojë sërish Ligjin me të njëjtën përmbajtje.