Maqedoni
Unaza e Shkupit nesër e hapur për komunikacion
09.10.2015 20:21
Për shkak të kushteve të liga të motit për nesër është anuluar xhirimi i filmit francez "A fond", ndërsa unaza e Shkupit...

Për shkak të kushteve të liga të motit për nesër është anuluar xhirimi i filmit francez "A fond", ndërsa unaza e Shkupit, ku xhirohet filmi, do të jetë e hapur për komunikacion, kumtoi sonte "Produksioni Manifaktura".
Prej atje paralajmërojnë se xhirimi i filmit do të vazhdojë të hënën më 12 tetor kur unaza do të mbyllet për komunikacion në periudhën prej orës 5 deri në orën 18./MIA
